Hamza takon ambasadorin zviceran në Kosovë, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.
Hamza ka vlerësuar se shteti zviceran e ka mbështetur Kosovën në çdo fushë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane.
“Me përfaqësuesin e Zvicrës në Kosovë, ambasadorin Jürg Sprecher, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës. Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hamza.