Hamza takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e Britanisë në Kosovë.
Postimi:
Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Patëm një bisedë miqësore dhe shumë konstruktive për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.
E vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe partneritetin e ngushtë mes vendeve tona. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit.