Hamza: Radojçiqi i ndërtoi vilat viteve të fundit, dihet kush foli në telefon me të - NACIONALE

Hamza: Radojçiqi i ndërtoi vilat viteve të fundit, dihet kush foli në telefon me të

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza thotë se sovraniteti në veri është shtrirë në vitin 2011. Në emisionin Rubikon, ai tha mbrëmë veç tjerash se ‘Radojçiqi i ka ndërtuar vilat në veri, viteve të fundit’.

Në 2011 është vendosë sovraniteti, kur janë vendosë dogana në Jarinjë dhe Bërnjak. Targat është mirë që është zbatu por e dimë që problem me targa dhe shumë probleme tjera, ne e dimë që problem është Vuciqi, por realisht qeveria e Kosovës me veprimet e veta për disa poenë politik i solli dëm Kosovës.

Kemi sanksione, jemi në regres. Mund t’i quajmë edhe masa, kemi sanksione, nëse shikojmë kronologjinë, marrëveshjet e reja i kanë ndryshu marrëveshjet paraprake, për shembull atë të vitit 2013.

Nëse i referohemi dy letrave të presidentëve amerikanë, Trump dhe Biden në këto dy letra qartë thuhet se njohja reciproke nuk është në tavolinë.

Radojciqi vilat i ka bë viteve të fundit.

Kush ka folë me të edhe pasi që është futë në listën e zezë. Ka dallim”, thotë ai.

Lajme të ngjashme