Hamza pyetet për dialogun: Insistojmë në marrëveshje me njohje - NACIONALE

Hamza pyetet për dialogun: Insistojmë në marrëveshje me njohje

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e partisë, pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Pas kësaj mbledhje, Hamza në një konferencë për media shpalosi edhe objektivat e tij për disa çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Ai u pyet edhe për dialogun.

“Dialogu nuk është temë e lehtë, nuk është temë që asnjëra prej qeverive me dëshirë do të merrej me të, por është pa alternativë. Prandaj, sigurisht se dialogu duhet të vazhdojë, por ne insistojmë dialogu të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfundojë me marrëveshje përfundimtare që nënkupton edhe njohje reciproke. Ky do të jetë insistimi ynë”, tha ai.

Lajme të ngjashme