Hamza prezanton Miftar Kurtin në listën e PDK-së
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi se Prof. ass. dr. Miftar Kurti do të jetë kandidat për deputet nga radhët e partisë.
Hamza e përshkroi Kurtin si profesor, studiues, shkrimtar dhe ish-luftëtar të UÇK-së, me kontribut në arsim, kulturë dhe histori.
"Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet," tha Hamza.
"Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë Prof. ass. dr. Miftar Kurtit — ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe," shkroi kryetari i PDK-së.