Hamza pas vdekjes së Engel: Qëndroi pranë nesh kur po shkruhej historia - NACIONALE

Hamza pas vdekjes së Engel: Qëndroi pranë nesh kur po shkruhej historia

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Eliot Engel, kongresistit amerikan.

Hamza në një shkrim në Facebook, ka thënë se ai qëndroi pranë Kosovës kur po shkruhej historia.

“Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia.

Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij!

Prehu në paqe, mik i madh!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme