Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja do të qëndrojë në opozitë gjatë këtij mandati - NACIONALE

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja do të qëndrojë në opozitë gjatë këtij mandati

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga takimi me liderin e VV-së.

"PDK-ja në këto zgjedhje ka garuar me një program me parime që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, duke përfshirë rritjen e pagave, pensioneve dhe të gjitha pagesave të tjera, si dhe me projekte në energji e infrastrukturë. Ky ka qenë prioriteti ynë, se si ta përmirësojmë jetën e qytetarëve të Kosovës", tha Hamza.

"Bazuar në bisedat që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është të qëndrojmë në opozitë në këtë mandat", tha Hamza.

Lajme të ngjashme