Hamza: Padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund - NACIONALE

Hamza: Padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, ka deklaruar se mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së është obligim moral dhe shtetëror, jo slogan politik.

Në një postim të bërë sot, Hamza tha se qëndrimi në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta ia rikujtoi peshën e përgjegjësisë që institucionet dhe shoqëria kanë ndaj atyre që sakrifikuan për Kosovën.

“Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën”, u shpreh Hamza.

Hamza shtoi se padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund, duke e lidhur këtë çështje me dinjitetin, respektin dhe mbështetjen institucionale që, sipas tij, u takon kategorive të dala nga lufta.

Lajme të ngjashme