Hamza nga Vushtria: Ne jemi rruga përpara
Pas përfundimit të tubimit zgjedhor nga Vushtrria, Bedri Hamza i Partisë Demokratke e Kosovës, e konkludoi me fjalitë “ne jemi rruga përpara”.
“Bashkë. Përpara. E qartë është rruga edhe për qytetarët e Vushtrrisë. Për familjet e saj që punojnë çdo ditë me dinjitet, për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, për qytetin që meriton më shumë, ne jemi zgjidhja. Ne jemi rruga përpara”, tha Hamza.