Hamza: Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm - NACIONALE

Hamza: Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot takim me qytetarët në Shtime.

Para të pranishmeve, Hamza është zotuar se në qeverisjen e tij të gjithë qytetarët do të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar polarizimin shoqëror do ta shndërrojë në unitet.

Sonte, përtej vijave politike, u bëmë bashkë edhe në qytetin e Shtimes. Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm. Polarizimin shoqëror do ta shndërrojmë në unitet dhe energji për të punuar fort që Kosovën ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme