Hamza me Rohde-n në ndeshjen Trepça – Ylli: Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë - NACIONALE

Hamza me Rohde-n në ndeshjen Trepça – Ylli: Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për Kryeministër e i pari i Mitrovicës Bedri Hamza ka publikuar fotografi me ambasadorin gjerman Jorn Rohde, duke shikuar së bashku ndeshjen e basketbollit ndërmjet Trepçës dhe Goldene Eagle Ylli-t.

Hamza ka treguar se rregullisht i shikojnë bashkë ndeshjet e bashketbollit me ambasadorin, duke shtuar se ditë shumë të mira do të vijnë për të gjithë sportistët.

E plotë:

Me mikun tim, ambasadorin Jörn Rohde, jemi bërë tifozë të rregullt të ndeshjeve mes Trepçës dhe Yllit. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm.

Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani. 🇩🇪

Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës.

Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë

Lajme të ngjashme