Hamza mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe - NACIONALE

Hamza mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, shprehu mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e caktuar për të hënën në Shkup.

Studentët e universiteteve të Tetovës, "Nënë Tereza" dhe Evropës Juglindore kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

"Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar," shkroi Hamza.

Protesta fillon në orën 16:30 para Urës së Gurit. Studentët kishin protestuar për të njëjtën çështje edhe më 6 prill.

Lajme të ngjashme