Hamza: Mësuesit duhet të kenë paga më të larta - NACIONALE

Hamza: Mësuesit duhet të kenë paga më të larta

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për përmirësimin e pozitës së punëtorëve të arsimit në Kosovë, duke theksuar se mësuesit, arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të ndihen të nënvlerësuar.

Në një postim në Facebook, Hamza tha se punëtorët e arsimit duhet të kenë siguri dhe dinjitet në punën e tyre, ndërsa theksoi nevojën për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

“Mësuesit nuk duhet të mendojnë nëse u del paga për të kaluar muajin. Arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të ndihen të nënvlerësuar. Punëtorët e arsimit duhet të kenë siguri dhe dinjitet në punën e tyre”, ka shkruar Hamza.

Sipas Hamzës, ndryshimi në arsim duhet të nënkuptojë respekt më të madh për mësimdhënësit dhe mbështetje për çdo punëtor të dijes.

“PO ndryshimit për një arsim që i respekton mësimdhënësit dhe e mbështet çdo punëtor të dijes: me paga më të larta, me kushte më të mira dhe me vlerësim të merituar”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme