Hamza: Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje
Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se Kuvendi nuk është pronë e deputetit të betuar, Albin Kurti, dhe Lëvizjës Vetëvendosje.
Hamza ka kërkuar që urgjentisht të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se ky proces është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale.
“Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje. Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt”, ka shkruar Hamza.
Sipas tij, Kurti po e zvarrit procesin për shkak të kalkulimeve politike.
“Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë”, ka deklaruar ai.
Hamza e ka cilësuar këtë si “kapje brutale të shtetit” dhe “shkelje të Kushtetutës”.
“Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë nga Hamza:
Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt.
Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë.
Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit.
Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.
Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë.
Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë!