Hamza ka ‘dilema’ për njërën nga urat mbi Ibër: Kushtoi dhjetë fish më shumë se tjetra, temë interesante - NACIONALE

Hamza ka ‘dilema’ për njërën nga urat mbi Ibër: Kushtoi dhjetë fish më shumë se tjetra, temë interesante

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza, kryetar i Mitrovicës, duke folur për njërën nga urat e ndërtuara mbi lumir Ibër tha se i ka “dilemat” e veta për çmimin dhjetë fish më të shtrenjtë.

“Temë interesante”, këtë dhjetëfish të çmimit, e quajti Hamza.

Për më tepër, ai ka edhe shqetësime për vërshimet që mund të shkaktohen nga ajo urë si “shkaktare” nga mënyra se si është bërë.

"Unë i kam dy shqetësime sa i përket asaj ure, e para d.m.th. ne kemi bë një urë atje në fillim të liqenit që e ka gjerësinë dhe gjatësinë më të madhe me një procedurë të prokurimit që ka kushtu 212 mijë euro dhe një urë e përmasave të ngjashme me kushtu sa gati 10fishi i asaj është temë pak interesante".

“Nuk jam ekspert i urave por kam dilemat e mia në konsultim me njerëz të fushës, që në të ardhmen mundet me paraqit rrezik që me u shndërru në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë, uroj që kurrë mos të ndodhë, por nëse kemi vërshime të nivelit të tillë kam frikë se kjo do të jetë problematike. Ata që e kanë projektu, uroj që e kanë kalkulu mirë, por dilemat i kam. A përndryshe, i kuptoj njerëzit që kanë qejf dhe dëshirë me çështje të caktuar të bëjnë shumë PR edhe marketing politik se unë i mirëkuptoj. Edhe shumë deputetë të Kuvendit vijnë në vizitë në Mitrovicë edhe bëjnë selfie.

Unë jetoj në Mitrovicë. Unë kam punuar në veri, unë dal në veri, lëviz. Kam dalë edhe kur ka qenë edhe më vështirë, kur ka qenë edhe më shumë vështirë me fillu ndërtimin e shtëpive në veri, por mendoj që ne e kemi punë me kry punën tonë, me bë vepra të mira, vepra që e lehtësojnë jetën e qytetarëve në Mitrovicë, pa dallim”, tha Hamza në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme