Hamza: Jemi partia më e unifikuar në Kosovë - NACIONALE

Hamza: Jemi partia më e unifikuar në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mohuar spekulimet për përçarje brenda partisë, duke theksuar se PDK është partia më e unifikuar në Kosovë.

Në “Debat Plus,” Hamza theksoi se ata janë partia më e unifikuar në vend.

“E them me siguri të plotë që brenda PDK-së ka unitet të plotë. Ne përveç që jemi të njëjtës parti me pjesën dërmuese jemi miq e shok. Dhe atë jo për një kohë të shkurt po për dekada. Ka dallim në moshë. Por sa i përket stazhit politik, pjesa më e madhe i kanë më shumë se 20 vjet në PDK. Dhe jam i lumtur që kam një komunikim, mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Ne kemi arritur që gjithë degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, t’i krijomë nën shtabet zgjedhore. Dhe pa ndonjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit… është partia më e unifikuar në nivel të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Lajme të ngjashme