Hamza “i gatshëm” të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve, i thotë ambasadorit gjerman - NACIONALE

Hamza “i gatshëm” të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve, i thotë ambasadorit gjerman

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zgjedhjet e reja dhe gatishmëria për formim sa më shpejtë të institucioneve.

Kështu tha Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës pas takimit me Ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolf.

Hama, veç kësaj, kërkoi edhe heqjen e sanksioneve të BE-së.

Postimi:

Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.

Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike

Lajme të ngjashme