Hamza: Do të rrisim paga 50% mbi pagën aktuale - NACIONALE

Hamza: Do të rrisim paga 50% mbi pagën aktuale

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka ashpërsuar kritikat ndaj qeverisë aktuale gjatë një tjetër adresimi në tubimin e kësaj partie, duke thënë se qytetarët janë të lodhur nga politikat që, sipas tij, ua kanë vështirësuar jetën dhe e kanë lënë vendin pa drejtim dhe pa mirëqenie.

“Qytetarët tanë janë lodhur nga politikat që ua kanë vështirësuar jetën nga kjo qeveri e paafatë për ta udhëhequr vendin drejt mirëqenien. Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur të kandidoj për kryeministër.

Asnjë vend nuk mund të ec përpara kur politika bëhet fushëbetejë. Asnjëri nuk sheh të ardhme këtu nëse jeta publike dominohet nga përçarja.

Tani është koha të provojmë bashkimin. Kosova që funksionon, fillon me bashkimin e të gjithë neve.” – tha Hamza.

Ai gjithashtu u zotua se do të rritje të pagave 50% mbi pagën aktuale.

“Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Do të ketë rritje të pagave 50% mbi pagën aktuale, për mësues e arsimtarë, policë e zjarrfikës, mjekë e ushtarë dhe për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hamza.

Lajme të ngjashme