Hamza: Do të propozonim një emër dinjitoz për President
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se edhe në takimin e dytë me kryeministrin Albin Kurti, nuk kanë hyrë fare në fazën e emrave konkretë për postin e Presidentit, por janë zhvilluar vetëm në nivel parimesh.
Ai shtoi se kërkesa themelore e Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë që kreu i shtetit të zgjidhet si propozim i kësaj partie.
“Nuk kemi mbërri ne te emrat. Kemi folë për parime. Kërkesa jonë ka qenë që Presidenti të zgjidhet si propozim i PDK-së. PDK ka përvojë të mjaftueshme institucionale politike në shëndertimin e Kosovës. Po të vinte me radhe që të propozohej emri i Presidentit apo i Presidentes, ne do ta propozonim një emër dinjitoz i cili ka të gjitha atributet që duhet t’i ketë një President i vendit që ta reprezentoj Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.” – deklaroi Hamza gjatë konferencës për media.