Hamza: Do të krijojmë fond të veçantë për mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë detaje nga programi i tij politik me të cilin do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme.
Në një intervistë për “Pressing”, ai ka treguar se programi i tij e përfshin edhe themelimin e një fondit të veçantë, i cili do ta ketë për qëllim mbrojtjen e të punësuarve në sektorin privat.
Sipas tij, ky fond ka për qëllim mbështetjen e punëtorëve për një periudhë të caktuar kohore, nëse ata e humbin vendin e tyre të punës.
“Do të krijojmë fond të veçantë edhe për ato të punësuar që nëse, për shkak të falimentimetit të një ndëlrmarrje humbin vendin e punës, ata do të kompnezohen për një periudhë të caktuar kohore me një përqindje të pagës së fundit”, ka thënë Hamza.
Ai ka bërë me dije se themelimi i këtij fondi është i mundshëm të formohet dhe do të bëhet me të kryeministër.