Hamza, diasporës: Do të krijojmë kushtet që njohurit dhe kapitalin tuaj ta investoni këtu
Kushte për bashkëatdhetarët “për të investuar në Kosovë”, premtoi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në Koln të Gjermanisë.
“Ne do të krijojmë kushte që bashkëatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë”, tha Hamza.