Hamiti: VV-ja pushtetin e ka fituar me propagandë, me propagandë po përpiqen ta mbulojnë korrupsionin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se VV-ja pushtetin e ka fituar me propagandë tipike.
Ai ka bërë me dije se me propagandë nuk qeveriset.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se VV-ja po përpiqet që me propagandë t`i mbuloj sanksionet.
“Me propagandë tipike populliste për zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara e kanë fituar pushtetin Vetëvendosje me satelitët para katër vjetësh. Me propagandë nuk qeveriset. Mungesën e zhvillimit ekonomik, sanksionet ndërkombëtare ndaj Kosovës për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes, korrupsionin sistematik qeveritar në këto katër vjet, po përpiqen t’i mbulojnë me propagandë. Kjo nuk do t’u funksionojë kësaj here. Më 9 shkurt 2025 qytetarët kanë mundësi ta refuzojnë me votë Qeverinë e Propagandës dhe të Korrupsionit”, ka shkruar Hamiti.