Hamiti: VV-ja dhe satelitët e saj për katër vite kanë dëshmuar se s’kanë haber të qeverisin - NACIONALE

Hamiti: VV-ja dhe satelitët e saj për katër vite kanë dëshmuar se s’kanë haber të qeverisin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se Qeveria Kurti II ka qenë dështim për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se për katër vite VV-ja dhe aleatët e saj kanë treguar se nuk kanë haber të qeverisin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka numëruar të metat e kësaj qeverie.

“Albin Kurti me Vetëvendosjen e tij dhe satelitët e tyre i kanë pasur 4 vjet të plota për ta dëshmuar se s’kanë haber të qeverisin. Kosova pa asnjë njohje të re, e izoluar ndërkombëtarisht, nën sanksione të BE-së, me stagnim të plotë ekonomik, me korrupsion masiv qeveritar. Mbi 40% e qytetarëve të Kosovës për këtë kanë votuar?! Për çka do ta përdornin një mandat të ri Kurti me VV-në? Me vazhdue kësaj rruge”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme