Hamiti: Shumë shqetësues afshi i dhunës që po manifestohet në rrjete sociale - NACIONALE

Hamiti: Shumë shqetësues afshi i dhunës që po manifestohet në rrjete sociale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj dhunës që po shfaqet nëpër rrjete sociale.

Ai ka bërë me dije se një fenomen i tillë është shumë shqetësues.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se mungon me të madhe mirësjellja në komunikim në sferën publike me tjetrin.

Është i madh dhe, natyrisht, shumë shqetësues afshi i dhunës që po manifestohet në rrjete sociale, ndonjëherë edhe në media të tjera në Kosovë. E sheh këtë kur ndonjë lajm për dënim të dhunës dhe kërcënimeve ndaj ndokujt shoqërohet me komente që shprehin miratim të dhunës, jo dënim të saj. Miratim të dhunës me afsh madje! Këta që e miratojnë dhunën, këta mujsharë me afsh të dhunës, kanë miq që nuk e miratojnë dhunën por nuk e kundërshtojnë miratimin e dhunës prej miqve të vet, qoftë edhe duke ua mohuar miqësinë në rrjete sociale. Mungon me të madhe, edhe ashtu, mirësjellja në komunikim në sferën publike me tjetrin / tjetrën që ka pikëpamjet të ndryshme”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme