Hamiti: Qeveria Kurti është shkelëse serike e Kushtetutës - NACIONALE

Hamiti: Qeveria Kurti është shkelëse serike e Kushtetutës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili ka konstatuar shkeljen e Kushtetutes nga Kuvendi në rastin e shkarkimit të Kimete Gashit nga pozita e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit më 13 korrik të vitit të kaluar.

Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti është shkelje serike e Kushtetutës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo Qeveria ka ministra që Kosovën e shohin si projekt të përkohshëm.

“Shkelëse serike e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është Qeveria e Vetëvendosjes, ministri i së cilës e sheh Republikën tonë projekt të përkohshëm. Albin Kurti nuk e ka shkarkuar. Kushtetutën po e shkelin bashkë: #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme