Hamiti: “Qeveria e Shpresës” po del të jetë Qeveri e Zhgënjimit Popullor - NACIONALE

Hamiti: “Qeveria e Shpresës” po del të jetë Qeveri e Zhgënjimit Popullor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur i shqetësuar me raporte aktuale Kosovë-SHBA.

Ai ka vlerësuar se me këtë qeveria raportet me partnerin kryesor janë keq.

Në profilin e tij në “Facebok”, Hamiti ka shkrua se kjo qeveria po del të jetë qeveria e zhgënjimit popullor.

Prej kohës së Presidentit Ibrahim Rugova, Atit Themeltar të Kosovës së pavarur, alfa dhe omega e politikës së Kosovës kanë qenë integrimet euro-atlantike, Kosova e integruar në BE dhe në NATO, me marrëdhënie speciale me SHBA-të. Po ashtu, me marrëdhënie speciale, natyrshëm, me Shqipërinë. Me këtë Qeveri të Kosovës që e drejton Kurti dhe VV-ja e tij, Kosova qëndron më keq në marrëdhëniet me SHBA-të, me BE-në, po edhe me Shqipërinë, siç e sheh kushdo që don me e pa realitetin, edhe kur nuk i pëlqen. Kaq për ndryshimin kumbues, aq të proklamuar, për të cilin votuesit i dhanë besimin kësaj Qeverie të Shpresës, siç ka qejf ta quajë veten, që po del të jetë Qeveri e Zhgënjimit Popullor", ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, tani është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të mbledhë mend, ose të lëshojë rrugë.

Votuesit e kësaj Qeverie, besimi i të cilëve është tradhtuar, kanë tagër të kërkojnë më zëshëm që të ndalet kjo katandisje e Kosovës për fajin e një Qeverie arrogante dhe jokompetente”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme