Hamiti: Me Abdixhikun, Kosova kthehet në udhë të mbarë
Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar qeverisjen katër vjeçare të VV-së.
Sipas tij, gjatë katër viteve ka pasur stagnim e izolim të Kosovës.
Tutje, Hamiti ka shkruar se me kryeministër Lumir Abdixhikun, Kosova kthehet në udhë të mbarë.
“Me Qeveri të djathtë të drejtuar nga LDK-ja, me kryeministër Lumir Abdixhikun, Kosova kthehet në udhë të mbarë që e duan qytetarët e Kosovës. Mundësinë e kanë ta zgjedhin me një të rënë lapsi në fletën e votimit” – ka shkruar ai.