Hamiti: Kush e përkrah Kurtin s’mund të thotë se nuk e mbështet kursin e tij konfrontues me BE-në dhe ShBA-në
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se ata që e mbështesin Albin Kurtin dhe VV-në nuk mund të thonë se nuk po e mbështesin kursin e tyre kundër BE-së dhe ShBA-së.
Ai ka bërë me dije se ky kurs po e dëmton integrimin euroatlantik të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se demi që po i bëhet Kosovës është kolosal.
“Kush i mbështet ende politikat e Albin Kurtit dhe të VV-së s’mund të thotë se nuk e mbështet kursin e tyre konfrontues me BE-në dhe me SHBA-të, që po e dëmton popullin e Kosovës dhe po e largon vendin nga integrimet euro-atlantike. Kosova e sanksionuar prej miqve është rezultat i këtyre politikave të mbrapshta. Dëmi që po i bëhet Kosovës është kolosal”, ka shkruar Hamiti.