Hamiti kritikon diskursin e Bislimit: I pahijshëm për këdo që merret me diplomaci
Në një postim në Facebook, Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka shprehur kritika të ashpra ndaj diskursit problematik të Zëvendëskryeministrit të parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimit.
Hamiti e quajti diskursin e Bislimit si "të pahijshëm" për këdo që merret me diplomaci duke e vëndosur theksin në postimin e tij të fundit në Facebook.
"Për gjynah por edhe i rrezikshëm është diskursi trashanik i Besnik Bislimit, Zëvendëskryeministër i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës. Ky soj diskursi trashanik – shih postimin e sotëm të Bislimit në facebook - është i pahijshëm për këdo që merret me diplomaci," - shkroi Hamiti.
Anëtari i kryesisë së LDK-së kritikoi edhe vlerësimimin e Bislimit për Kosovën si vendin e vetëm demokratik në Ballkan, duke theksuar se vendi ka pasur qeveri properëndimore gjatë 30 viteve të fundit.
Ai gjithashtu shprehu keqardhje për denigrimin e bashkësisë ndërkombëtare nga Bislimi.