Hamiti: Kosova tash e katër muaj është me Qeveri pa mandat dhe pa mbikëqyrje parlamentare
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar deklaratën e të Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila ka thënë se ShBA-ja nuk mund të mbështetet të një vend që nuk ka institucione.
Ai ka bërë me dije se Kosova tash e katër muaj është me Qeveri pa mandat dhe pa mbikëqyrje parlamentare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se deputeti Albin Kurti është në krye të kësaj Qeverie.
“‘S’mund të mbështetemi te një vend pa institucione’, paska thënë e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë. E vërteta është se Kosova është me Kuvend të pakonstituuar tash e katër muaj, me Qeveri pa mandat, pa mbikëqyrje parlamentare. Deputeti Albin Kurti është në krye të kësaj Qeverie.”, ka shkruar ai.