Hamiti ia rikujton VV-së ngërçin e vitit të kaluar: Kur ka vullnet të shumicës, Kuvendi konstituohet lehtë - NACIONALE

Hamiti ia rikujton VV-së ngërçin e vitit të kaluar: Kur ka vullnet të shumicës, Kuvendi konstituohet lehtë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së bllokimi e krijimit të institucioneve vitin e kaluar.

Ai ka bërë me dije se kjo parti bëri çmos për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2025.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kur ka vullnet të shumicës, Kuvendi konstituohet lehtë.

“Kur deshi, VV-ja bëri çmos dhe e bllokoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës pothuaj gjatë gjithë vitit 2025. Kishte paralizë njëvjeçare institucionale. Qeveri pa mbikëqyrje parlamentare, e drejtuar nga deputeti dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës. Shkelje të Kushtetutës me dhjetëra herë. Kur ka vullnet të shumicës, Kuvendi konstituohet leht”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme