Hamiti i LDK-së: Është shqetësuese paaftësia e Kurtit për t`i kuptuar mesazhet e aleatëve - NACIONALE

Hamiti i LDK-së: Është shqetësuese paaftësia e Kurtit për t`i kuptuar mesazhet e aleatëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se është shqetësuese paaftësia e Kryeministrit Kurti për t`i kuptuar me kohë mesazhet e aleatëve.

Duke i komentuar disa deklarata të kryeministrit për gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), të cilat ende krejtësisht nuk janë publikuar, ai ka thënë se Albin Kurti është dashur që me kohë të marrë mesazhin e ndërkombëtareve.

“Është shqetësuese paaftësia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me i kuptue me kohë mesazhet tona dhe të aleatëve tanë për politikë të urtë, në bashkërendim me aleatët dhe miqtë tanë, në kohën kur ka përpjekje intensive ndërkombëtare për përmbyllje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, e cila në thelb duhet ta ketë njohjen reciproke. Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), që s’është botuar ende, Kryeministri Kurti paska thënë se është pajtuar të bëjë kompromis [me Serbinë] për “krizën e targave” gjatë kësaj jave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “do të mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”. Gazetari Michael Martens, korrespodent i FAZ-it, njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe në Ballkan, teksa shpalos në tëitter thekse të kësaj interviste, citon Kurtin të ketë thënë se ambasadori amerikan [Jeff Hovenier] “kishte më shumë informata se unë” (se kryeministri i vendit tonë domethanë!) mbi situatën në veri, duke përmendur “shqetësime për sigurinë”, pa hyrë në hollësi të mëtejme”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme