Hamiti i ashpër me Osmanin dhe Kurtin: Nëse gjendja aktuale përbën progres, si do të dukej dështimi? - NACIONALE

Hamiti i ashpër me Osmanin dhe Kurtin: Nëse gjendja aktuale përbën progres, si do të dukej dështimi?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për dëmet që ia kanë sjell Kosovës.

Derisa dy krerët e shtetit flasin për progres, ai ka thënë se Kosova i ka punët më keq se kurrë prej pavarësisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse gjendje paralize shoqërore, ekonomike dhe politike përbën progres, si do të dukej dështimi?

“Kosova i ka punët më keq se kurrë prej pavarësisë. Jemi në vitin e tretë të sanksioneve të rrepta ekonomike të BE-së për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes. Kemi humbur qindra milionë euro. Kemi Qeverinë më të korruptuar në histori. Qeveri që e ka shkelur më së shpeshti Kushtetutën. Kosova është e izoluar, në bllokadë institucionale - pa Kuvend funksional, pa qeveri efektive - mbas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Në këtë kohë, drejtuesit e vendit, presidentja dhe kryeministri, flasin për suksese të veta, për arritje, për progres. Nëse këto janë arritje, nëse kjo gjendje paralize shoqërore, ekonomike dhe politike përbën progres, si do të dukej dështimi?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme