Hamasi thotë se do ta dorëzojë trupin e një pengu tjetër të hënën në mbrëmje
Krahu i armatosur i Hamasit tha se do t’i dorëzojë mbetjet e një pengu në orën 17:00, pasi ato ishin gjetur një ditë më parë në Gaza.
Kthimi i 28 pengjeve të vdekura është pjesë e marrëveshjes që e solli armëpushimin, por 16 prej tyre nuk janë kthyer ende. Kjo gjë ka shkaktuar zemërim në Izrael, raporton gazeta “The Guardian”.
Ndërmjetësit kanë marrë vesh se Hamasi po ballafaqohet me vështirësi për t’i lokalizuar të vdekurit, por Qeveria e Izraelit beson se grupi militant po bën përpjekje të pamjaftueshme.
Hamasi thotë se shkatërrimi nga lufta dhe kontrolli i ushtrisë izraelite në pjesë të caktuara të Gazës e kanë ngadalësuar procesin e dorëzimit të pengjeve të vdekura.