Halloween-i në Seul, shkon në 146 numri i të vdekurve - NACIONALE

Halloween-i në Seul, shkon në 146 numri i të vdekurve

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas zyrtarëve të vendit, numri i të vdekurve nga incidenti në festimet e Halloween ka shkuar në 146 persona.

Numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 146 nga incidenti i Halloëeen në lagjen Itaewon të Seulit të shtunën mbrëma”, ka thënë shefi i Departamentit të Zjarrfikësve Yongsan.

Ai ka shtuar se edhe 150 të tjerë janë të plagosur.

Shkaqet e vdekjes nuk janë raportuar ende, por sipas agjencisë së Lajmeve Yonhap, dhjetëra persona kanë pësuar “arrest kardiak” pas përplasjeve në turmat e mëdha me njerëz.

Raportohet se në festimet e para të Halloween ishin mbledhur rreth 100 mijë persona.

Lajme të ngjashme