Hallakama në RTK: Brenda një edicioni Gërvalla thotë se s'ka U.D Drejtor, kurse Hundozit i referohen si U.D Drejtor
Drjtori i Televizionit të RTK-së, Rilind Gërvalla, përgjegjësinë e mbetjes së 700 punëtorëve pa paga e hoqi nga vetja, por dha një informacion të rëndësishëm: se RTK-ja nuk ka as ushtrues të detyrës të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Por, vetëm pak minutë më vonë në edicionin e lajmeve të RTK-së, Hysen Hundozi, citohet si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm i RTK-së. Kaos kuptimor krejtësisht.
Gërvalla duke pranuar se RTK ka mbetur pa ud.drejtor të përgjithshëm, tha se “me gjithë faktin se kjo çështje nuk bie drejtpërdrejt në kompetencën time, në mungesë të ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, kam ndërmarrë hapin institucional duke dërguar letër zyrtare në Kuvend dhe në Qeveri, për të kërkuar alokimin e mjeteve të nevojshme për vijueshmëri financiare dhe funksionale të RTK-së”.

Por, në të njëjtin edicion lajmesh, Hysen Hundozi citohet si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm. Aty Hundozi mohoi raportimet se është shoqëruar në polici gjatë ditës, por në reagimin në Facebook, nuk ka mohon informacionet se policia ka zbarkuar në objektin e RTK-së.