Haliti tregon pse Albin Kurti është "kandidati më i mirë i mundshëm për Big Brother" - NACIONALE

Haliti tregon pse Albin Kurti është "kandidati më i mirë i mundshëm për Big Brother"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës Afrim Haliti, ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, pas situatës me barrikada dhe me lirimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Haliti ka thënë se Kurti do të ishte kandidati më i mirë i mundshëm për Big Brother pasi sipas tij, ai nuk bën asgjë dhe vetëm ankohet dhe mashtron.

Albin Kurti do të kishte me qenë kandidati më i mirë i mundshëm, mbase përfekt për Big Brother. Me ndejtë krejt ditën pa bë gjë, veç tu folë, tu trillu, tu rrejtë, tu mashtru, tu u bë konspirativ ndaj tjerëve, tu ua lënë tjerëve fajin lidhje e palidhje, në fund tu u viktimizu në dhomën e rrëfimeve...”, ka shkruar Haliti.

Ndryshe, Kurti pas lirimit të Pantiqit, pyeti se kush është prokurori dhe gjyqytari që e kanë liruaru në arrest shtëpiak.

Në anën tjetër për sot janë paralajmëruar se do të largohen barrikadat e vendosura në komunat veriore të Kosovës.

Lajme të ngjashme