Haliti tallet me propagandën e VV-së: Populli që i hanë foret e tyre i meriton këta edhe dy mandate
Analisti Afrim Haliti ka kritikuar zyrtarët e partisë në pushtet , të cilët po lavdërohet me disa procese për të cilat nuk kanë merita.
Ajo ka bërë me dije se pretendimet e tyre për mërita janë vetëm propagandë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka shkruar se populli që i hanë foret e kësaj partie i meriton këta edhe dy mandate tjera në pushtet.
“Paramendoni sikur këta të kishin shpallë pavarësinë të cilen nuk e besuan, apo të kishin krijuar ushtrinë të cilën poashtu nuk e besuan. Paramendoni sikur këta të sjellnin 100+ njohje që dikur thonin se nuk do të ndodhnin?! E tash paramendoni se ku kemi përfunduar me një qeveri e cila që më shumë se tri vite nuk ka sjellur as edhe një njohje të vetme, qeveri e cila mburret me njohje pasaportash të cilat as vetë nuk i njihnin…. Populli që i hanë foret e kësaj partie i meriton këta edhe dy mandate tjera në pushtet të Republikës së analfabetëve”, ka shkruar Haliti.