Haliti: Sulmi i Serbisë ndaj Kosovës do të ishte sulm ndaj NATO-s - NACIONALE

Haliti: Sulmi i Serbisë ndaj Kosovës do të ishte sulm ndaj NATO-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka bërë me dije që Serbia nuk është në pozicion për të sulmuar Kosovën.

Ai ka thënë se një veprim i tillë i Serbisë do të ishte një sulm ndaj NATO-s.

Sipas tij, kjo do t`i shkaktonte probleme të mëdha Kosovës.

Vuçiq nuk është në pozicion që të urdhërojë ushtrinë për ta sulmuar Kosovën sepse kanë provuar NATO-n se çfarë është. Do të ishte një sulm kundër NATO-s, një sulm në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe do të ishte një problem i madh”, ka thënë Haliti për Euronews Albania.

Deputeti i PDK-së ka treguar edhe pse presidenti serb Aleksader Vuçiq po i mbështet grupe të caktuara, të cilat kanë për qëllim të futen në Kosovë.

Vuçiq po i mbështet forcat të cilat kanë në plan të organizojnë sulme dhe të ashtuquajtura kryengritje nëpër fshatrat kryesisht në rrethin e Zubin Potokut me qëllim që të mos e lënë situatën e stabilizuar në Kosovë dhe të ketë përplasje të vazhdueshme”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme