Haliti shtron një pyetje interesante: A pajtohet elektorati me deklaratat e Kurtit për Ivanoviqin?
Analisti politik Afrim Haliti ka komentuar glorifikimet që Albin Kurti ka shprehur për politikanin serb Oliver Ivanoviq, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte në Kosovë.
Ai është shprehur kureshtar të di se çka mendojnë elektorati i Kurtit për politikanin serb, që është vrarë para pesë viteve.
“Albin Kurti e shëlboi edhe Oliver Ivanoviqin. Për Albin Kurtin e di por jam kureshtar të di se çka mendojnë 51% të elektoratit që e kanë votu dhe a pajtohen me të?!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në “Facebook”.