Ironizon Haliti: Sa po i bjen rroga e drejtorit të RTK-së?
Analisti, Afrim Haliti ka ironizuar me përcaktimin e vlerës së koeficientit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me i llogaritë në marka, këto rroga që i ka postuar kryeministri Albin Kurti duken mjaft të mëdha.
Haliti tutje duke ironizuar me Kurtin ka thënë se dëshiron të dijë se sa është rroga e drejtorit të RTK-së dhe kërkon të kuptojë se sa paguhet një filozof.
“Me i llogaritë n’marka, boll rrogat e mdhaja po doken. Dy pyetje i kom se s’po muj me i gjetë informatat:1. Sa po i bjen rroga e drejtorit të RTK-së? 2. Sa po i bjen me e pasë rrogën profesioni i filozofit?”, ka shkruar Haliti.
