Haliti pyet me ironi: A vjen ministri i Shëndetësisë për pushime në Kosovë?
Analisti i politikës, Afrim Haliti ka ironizuar me vizitat dhe qëndrimin e gjatë të ministrit të Shëndetësië, Rifat Latifi jashtë vendit.
Haliti me ironi ka pyetur se a do t'i kalojë pushimet në Kosovë ministri Latifi.
“A e din dikush nëse ky ministri kosovar i shëndetësisë vjen verës për pushime në Kosovë a jo?”, ka shkruar ai.
Latifi ka ardhë nga Amerika për të shërbyer si ministër në Kosovë dhe ndaj tij ka kritika për shkak se shpeshherë ai është jashtë vendit.