Haliti publikon shqetësimin e ambasadës britanike ndaj Qeverisë Kurti për emërimet
Analisti i politikës, Afrim Haliti, ka komentuar reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe, e cila ka reaguar ndaj Qeverië për emërimet e larta në ndërmarrjet publike.
Haliti ka ironizuar duke thënë se ambasada britanike nuk e ka kuptuar se Qeveria Kurti po punon ndershëm.
“Një shqetësim i “vogël” nga Ambasada Britanike mbi situatën në lidhje me emërimet e larta në ndërmarrjet publike qëndrore dhe lokale. Siç po shihet as Ambasada Britanike nuk osht tu e kuptu Qeverinë Kurti, dhe nuk osht tu e pa se sa ndershëm po punon Albini. Ambasadë e kapur.” – ka shkruar Haliti në Facebook.
“Ja ka me e bo Albini Kosovën qysh i ka hije, ja hiç!” – përfundon ai.