Haliti: Ndoshta gjithmonë kanë pasur të drejtë Feraj, Hoxha, Bojkeni, Dejona, Dimali, Mefi dhe Ramabaja - NACIONALE

Haliti: Ndoshta gjithmonë kanë pasur të drejtë Feraj, Hoxha, Bojkeni, Dejona, Dimali, Mefi dhe Ramabaja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisiti i politikës, Afrim Haliti ka thënë se për temat në Kosovë nuk mund të ketë dy realitete politike teksa thotë se vetëm një mund të jetë e vërtetë.

Ai ka renditur disa nga qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe qëndrimeve të kryemnistrit, Albin Kurti dhe të vartësve të pushtetit që sipas tij njëra nga këto dy realitetet është e vërteta.

Shkrimi i tij i plotë:

Në lidhje me Kosovën mund t’mos ketë të drejtë Escobari. Mund t’mos ketë të drejtë as Cholleti. Mund t’mos ketë të drejtë fare administrata e Bidenit.

Mund t’mos ketë pasur të drejtë as Grenelli. Pra mund t’mos ketë pasur të drejtë as administrata e Trumpit me aso marrëveshje të kota.

Mund t’mos ketë pasur të drejtë as administrata e Obamës që mundësoi shndërrimin e FSK-së në ushtri apo gjatë së cilës Kosova pat fituar 58 njohje të reja.

Mund t’mos ketë pasur të drejtë as administrata e Bushit junior gjatë së cilës Kosova u shpall shtet i pavarur.

Mund t’mos ketë pasur të drejtë as administrata e Clintonit gjatë së cilës u organizua konferenca e Rambujesë, mosnënshkrimi i së cilës nga Serbia rezultoi nē bombardimin e saj të kryesuar nga SHBA-të e që mundësuan dhe ndihmuan çlirimin e Kosovës.

Mund t’mos ketë pasur të drejtë as administrata e Bushit senior i cili qysh herët, kur Kosova nuk ishte fare në agjendën ndërkombëtare, i vuri Jugoslllavisë/Serbisë vijat e kuqe në raport me Kosovën.

Sigurisht se ndoshta kemi gënjyer vetën dhe jemi mashtruar qe më shumë se 30 vjet duke besuar në përkrahjen e SHBA-ve dhe ja ku përfunduam tani me një shtet të çliruar e të pavarur! Krejt palidhje.

Ndoshta gjithmonë ka pasur të drejtë Elvis Hoxha!

Ndoshta gjithmonë ka pasur të drejtë Hysamedin Feraj!

Ndoshta gjithmonë kanë pasur të drejtë Sadri Ramabaja e këta analistat e Vetëvendosjes nëpër studio televizive!

Pastaj Bojkeni, Dejona, Dimali, Mefa….

Ndoshta gjithmonë ka pasur të drejtë Albin Kurti. Edhe për Rambujenë, edhe për Ahtisarin, edhe për pavarësinë e Kosovës, edhe për ushtrinë e Kosovës, edhe për demarkacionin, edhe për thikat mbi hartë, edhe për zajednicen, edhe për Astrit Deharin, edhe për SHBA-të, edhe për Oliver Ivanoviqin?!

Ndoshta nuk jemi tu e kuptu! Ndoshta jemi çmendur që nuk po jetojmë në realitetin e Albinit e shokëve dhe bashkpartiakëve të tij sepse vetëm këta e zotërojnë një ralitet krejt alternativ…

Nejse. Mendoni e reflektoni. Kqyrni ka po gjindemi si popull.

Një është e vërtetë.

Nuk ka dy realitete paralele.

Lajme të ngjashme