Haliti: Kurti po e mëson trysninë e ndërkombëtarëve, ajo vije në forma të ndryshme - NACIONALE

Haliti: Kurti po e mëson trysninë e ndërkombëtarëve, ajo vije në forma të ndryshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Haliti ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti po e mëson se çka është trysnia.

Ai ka thënë se Kurti ka qenë shumë kureshtar të mëson se si duket kjo trusni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se trysnia mund të vije gjatë ditës ose gjatë natës.

Me qenë kurioz është mirë sepse kurioziteti të çon në eksplorim, mësim dhe eventualisht në fund zbulimin si si duket ajo që të ka bërë kurioz. Njejtë ndodhë edhe me kuriozitetin mbi atë se çka është trysnia. Albin Kurti ka shumë kohë që ka qenë kurioz se si duket trysnia. Ajo trysnia nga ndërkombëtarët. Tash po e mëson. Po e mëson që ajo vjen në forma të ndryshme. Mund të jetë direkte apo indirekte. Mund të vie gjatë ditës, por edhe në terr gjatë natës. Ndonjëherë mund të vie e shoqëruar me fjalë miradie por herë herë edhe me fjalë kërcënuese”, ka shkruar Haliti.

Duke ironizuar me darken që kryeministri Kurti ka pasur mbrëmë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ai ka thënë se trysnia mund të shoqërohet edhe më ndonjë gotë verë.

Varësisht prej nivelit të vigjilencës, trysnia mund të shoqërohet edhe me ndonjë gotë verë, e vera ndodhë të jetë e thatë apo e butë në shije. Në fund më e rëndësishmja është që përkundër brengosjes, i frikësuar të mos jeshë asnjëherë. Në mos askënd tjetër, diasporën e ke pas!”, ka shkruar Haliti.

Lajme të ngjashme