Haliti: Kurti mund të jap dorëheqje nëse i bëhet presion për Asociacion
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se kjo mund të ndodh nëse i bëhet presion për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Deputeti i PDK-së ka thënë se me këtë moto Kurti do të provojë t`i fitojë zgjedhjet e reja.
“Sa i përket Asociacionit, ai është Zari i Albinit për zgjedhjet e ardhshme. Unë besoj që nëse ia sjellin punën ngushtë me presion, ai do ta bëjë dorëheqjen e qeverisë për ta përdorur zarin e mos themelimit të Asociacionit apo “Zajednicës” siç e çuan ai, dhe me këtë moto të futet në zgjedhje, me qëllim që t’i rifitojë ato. Problem tjetër i madh edhe qëndrimi e sugjerimi i Ambasadorit të Rusisë për Vuçiçin. E që është: Serbia t’i përmbahet Rezolutës së OKB 1244, sipas tani qëndrimit të Serbisë: Kosova është Serbi”, ka thënë ai për gazetën Blic.
Haliti ka folur edhe për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen për katër komunat në veri të vendit.
“Sa ju përket zgjedhjeve, duhet bërë marrëveshje shumëpalëshe që garanton pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në zgjedhje. Ndërsa, kryetarët e katër komunave duhet të bëjnë marrëveshjet e noterizuara e të nënshkruara që nëse qytetarët serbë prapë nuk dalin në zgjedhje, mos me pasë zbrazëtirë në funksionimin institucional të komunave sepse ekziston mundësia që të krijohet kaos në mungesë të institucioneve dhe të bëhen hakmarrje siç po pretendojnë forcat nacional-shoveniste të Serbisë”, është shprehur Haliti.