Haliti: Kam informata se pas zgjedhjeve në veri, Serbia po bëhet gati ta shpallë njëanshëm Asociacionin - NACIONALE

Haliti: Kam informata se pas zgjedhjeve në veri, Serbia po bëhet gati ta shpallë njëanshëm Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ka informata që Serbia do ta shpallë njëanshëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij ky është projekt i Qeverisë së Serbisë bashkë me Listën Serbe dhe kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri.

“Ata do ta shpallin si Asociacion ose institucion paralel që funksionon brenda territorit të Kosovës, meqë Qeveria e Kosovës ose institucionet e Kosovës nuk po pranojnë diçka të tillë”, citohet të ketë thënë Haliti në Interaktiv të KTV-së.

Madje ai thotë se Lista Serbe është duke përgatitur listën e serbëve që do të futen në Policinë e Kosovës në momentin që të zgjidhen kryetarët e katër komunave dhe do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për funksionimin e policisë multietnike në veri.

“Pra policë të përzgjedhur nga Lista Serbe dhe Serbia me një filtrim të jashtëzakonshëm një pjesë të rinjve serbë do t’i marr dhe t’i dërgojë në shkollat ushtarake në Beograd”, tha ai.

Lajme të ngjashme