Haliti i reagon Pecit për grurin: Prononcime megallomane dhe krekosje të panevojshme
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, ka reaguar në lidhje me bukën “e motmotit”. Në një shkrim, Haliti ka pasur fjalë të ashpra për Faton Pecin, ministër i Bujqësisë, në lidhje me grurin.
Haliti i ka quajtur këto prononcime si “megallomane dhe krekosje të panevojshme”.
Tutje, ai ka thënë që Kosova nuk i plotëson nevojat me grurë.
“Prononcimet megallomane dhe krekosjet e panevojshme asnjëherë vendit nuk i sjellin vlera. E keni humbë rrugën në oborr dhe po deklaroheni në media, që për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me prodhim vendor të grurit (pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve), përderisa këto ditë po vërehen radhë të gjata të mahunëve me grurë në terminale nga importi. Është e vertetë qe prodhimi i grurit këtë vit është më i lartë për njësi sipërfaqësore (për hektarë), siç është e vertetë qe sipërfaqet kultivuese me kulturën e grurit janë ma të vogla për 20 %, në krahasim me vitet tjera. Andaj, angazhohuni rreth çmimit të grumbullimit të grurit, i cili është më i ulti në Kosovë dhe përkrahni fermerët e vyeshëm e lereni propaganden” – ka shkruar ai.