Halimi-Qeverisë Kurti për raportin WJP-së: Kur mungojnë rezultatet qeverisëse, mburresh me absurditete
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas mbrrujeve që po bëhen nga pushtetarët për renditjen e Kosovës në raportin e WJP-së për sundim të ligjit.
Halimi ka shkruar në Facebook, se qeverisë po i mungojnë rezultatet dhe po mburret me absurditete.
“Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në 'Ëorld Justice Project', ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka 'Ëorld Project' që e mbulon mungesën e projekteve madhore.”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i plotë i saj:
Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në 'World Justice Project', ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka 'World Project' që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje.
Histeri partiake për sukses.
Propaganda s’duket ndryshe!
