Halimi: Qeveria për qëllime politike ka vendosur t'i paralizojë komunat
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria për qëllimë politike po i paralizon komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake.
Halimi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se për shkak të “paarsyeshmërisë politike” po ndëshkohen qytetarët.
“Një qeveri me performancë aq të dobët jo vetëm në investime kapitale, por edhe në menaxhim të përgjithshëm, ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake.” – ka thënë tutje ajo.
Në fund, Halimi shtoi: “Vetëm për komunat në veri të vendit, kjo Qeveri ka shpikur vetmenaxhimin. E komunat tjera i sundon!”.
Postmi i plotë:
Me dhunë e urrejtje morën pushtetin e fatkeqësisht edhe në qeverisje vazhdojnë me të njëjtën mendësi. Nga kjo paarsyeshmëri politike çdo ditë e më shumë po ndëshkohen fatkeqësisht qytetarët.
Një qeveri me performancë aq të dobët jo vetëm në investime kapitale, por edhe në menaxhim të përgjithshëm, ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake.
Vetëm për komunat në veri të vendit, kjo Qeveri ka shpikur vetmenaxhimin. E komunat tjera i sundon!